Mjerimi në shtëpitë e shqiptarëve është ulur këmbëkryq. Rasti i familjes Lika nga Bulqiza është i rëndë.
Fëmijët e kësaj familjeje për festat e fundit vitit nuk duan lodra, por duan të kenë vetëm bukë në tryezën e tyre. Familja e Hamit Likës jeton në lagjen ‘Minatori’ të Bulqizës.
Kjo familje përbëhet prej 6 anëtarësh. Ata jetojnë në varfëri ekstreme, aq sa edhe bukën e marrin me listë në dyqane.
Tre prej anëtarëve të familjes Lika janë me aftësi të kufizuara. Kryefamiljari Hamiti, nëna Fatmira dhe bashkëshortja Bedrija e kanë të pamundur të punojnë, pasi nuk munden.
Ato pak para që marrin nga pension i invaliditetit shkojnë për ilaçe, energji elektrike dhe ujë. Në shtëpinë e tyre ka mbetur vetëm pak vaj, sheqer, pak oriz dhe pak kripë.
Kjo familje ka nevojë për ndihmën e gjithë shqiptarëve për t’i ndihmuar që të dalin nga mjerimi.