Avokati Altin Goxhaj: Me kë është konsultuar Albini për drejtimin e Kosovës, me SHBA apo Turqinë?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.12.2019, 23:08

Nga Avokati Altin Goxhaj

Sikur shqiptarët të dinin se sa sipërfaqe i ka marrë Gjermanisë Polinia (siç dhe Rusia Polonisë) pas Luftës së II Botërore, se çfarë genocidi dhe shpërngulje masive (të papreçedentë në historinë e kombeve) është ushtruar ndaj 20 milionë gjermanëve autoktonë që jetonin përtej kufijve aktualë gjermanë, do të kuptonin se çfarë misioni i pamundur ishte investimi amerikan për Pavarësinë e Kosovës në shekullin XXI.

Gjithë themeli kombëtar i Evropës është një kaos i vërtetë kufijsh realë dhe Pavarësia e Kosovës është një përjashtim i plotë nga rregulli i konsensusit për mosndryshim të vendosur nga fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore!

Sikur shqiptarët t’a kuptonin këtë të vërtetë do të dinin të vlerësonin dhe t’i bënin hysmet mbështetjes dhe bonsensit amerikan që nuk i ka munguar asnjë ditë shqiptarëve si në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjithë trojet shqiptare kudo ata ndodhen.

Mos harroni qe Kosova e pavarur qe tashme po behet dhe me ushtri e cila neser do te futet ne NATO, eshte produkt i paster amerikan! Pa SHBA-ne, shqiptaret do te kishin perfnduar me keq se kurdet.

Ndaj edhe emerimi i nje Kryeministri, Presidenti ne Kosove nuk mund te jete nje vendim kaq i thjeshte sa te shmanget SHBA dhe te pyetet Erdogani (siç po ndodh me VV e cila sot është në marëveshje të pastra me Erdoganin në kuadër të doktrinës së neotomanizmit turk në Ballkan)!

VV para se të siguronte votat në Zgjedhje siguroi direkt nga Erdogani mbështetjen me vota nga gjithë networku erdoganist neotoman që shtrihet në kosovë dhe pa votat e Erdoganit Albini nuk kishte asnjë shans të renditej si parti e parë! Erdogan e zgjodhi VV dhe Albinin i bindur se nuk kishte parti tjetër kaq në distancë me SHBA dhe influencën amerikane se sa kjo parti e majtë marksiste anëtare e Internacionales Socialiste të drejtuar nga Papandreu dhe shumë liderë antiamerikanë të Amerikës Latine Afrikës dhe ish koministëve të Europës!

Per me teper qe dihet influenca dhe investimi i Sorosit te Albini e cila sot përkthehet kudo në antiamerikanizëm antitrumpist!

Qe ta kuptoni me 2 fjale gjithshka kujtoni se cfare i tha Nikolla Pashic (Kryeministri serb ne vitet ’20) Venizellosit te Greqise: “Ne e pranojme nje Shqiperi te pavarur me kusht qe ajo te jete e dobet dhe e palumtur! Por duhet te kemi shume frike se mos nga deshperimi shqiptaret te gjejne nje aleat shume te fuqishem i cili do te permbyste gjithshka ne favor te shqiptareve!”

Ne 1990 shqiptaret gjeten Aleatin e Fuqishem, (dmth aty e kishin por e kuptuan vec ne 1990), dmh SHBA, dhe brenda 10 vjetesh cliruan Kosoven dhe brenda 20 vjetesh e bene te pavarur, Shqioperine e futen ne NATO, dhe brenda 30 vjetesh po ndertojne ushtrine e Kosoves te cilen kane premtuar se do ta fusin ne NATO ku Serbia s’do futet kurre!

NDAJ DHE VENDIMI PER KRYEMINISTRIN DHE PRESIDENTIN E KOSOVES nuk mund të merret nen influencën e Erdoganit duke shmangur SHBA! PËRKUNDRAZI! Krejt e kundërta!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit