Manchester City është zyrtarisht në krizë dhe kjo nuk do mend. Wolves ka i ka dhënë sonte goditjen përfundimtare, duke i mundur 3-2 dhe duke i nxjerrë përfundimisht nga për titull.
Fillimi i ndeshjes ishte i vështirë për Manchester Cityn, që mbeti me një lojtar më pak kur portieri Ederson u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe pse me një lojtar më pak, kampionët në fuqi reaguan duke shënuar dy herë nëpërmjet Raheem Sterling, për 0-2.
Megjithatë Wolvesi nuk u dorëzua dhe ishte i papërmbajtshëm deri në fundin e ndeshjes. Ekipi vendas shënoi 3 gola për përmbysje të rezultatit.
Golin e fitores për Wolvesin e shënoi Matt Doherty në minutën e 89’, duke vulosur ndeshjen 3-2. Me këtë humbje, City mbetet me 38 pikë, 14 më pak se Liverpooli që kryeson Premier Leaguen.