Një lajm i bujshëm po qarkullon së fundmi me shpejtësi në mediat spanjolle.
“Mundo Deportivo”, raporton se sulmuesi shqiptar, Rei Manaj, do të transferohet te Barcelona B, në merkaton e janarit.
Raportohet se palët kanë arritur akordin.
Kështu, Manaj do të largohet nga Albasete që militon në ligën e dytë spanjolle, për t’u transferuar te katalanasit që janë në një ligë më të ulët, në atë të tretën.
Në këtë sezon, 24-vjeçari është aktivizuar 9 ndeshje me Albaseten, teksa ka realizuar 2 gola.
Pritet që Barcelona të paguajë 1.5 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, teksa zyrtarizimi pritet të vijë në ditët e ardhshme.