Dy shqiptarët, Altin Loku dhe Gjok Lleshi janë arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.
Të dy 36-vjeç, ata janë kapur në San Siro të cilët grabisnin nëpër banesa sende me vlerë, si bizhuteri apo edhe veshje.
Ata u vunë re nga policia, të cilët u panë në një makinë që dyshohet se mund të jetë e vjedhur.
Ngjarja ka ndodhur në fund të nëntorit, ku më pas dy shqiptarët janë parë duke hyrë në një makinë tjetër në Via Da Vinci.
Raportohet se ata kishin vjedhur orë të shtrenjta, stilolapsa si dhe të tjera sende me vlerë.
Më pas kontrolli u shtri në shtëpitë e të dy të arrestuarve, ku policia mundi të sekuestrojë shumë mallra, përfshirë këtu orë, stilolapsa Montblanc, bizhuteri dhe një shishe verë të mirë.
Policia ka mundur të identifikojë deri tani 6 pronarë të sendeve të vjedhura në datat 25 shkurt në Colorno, 27 korrik në Parma, 25 Nëntor në Monticelli, 10 Dhjetor në Mezzani, më 14 dhjetor në Parma dhe në 19 dhjetor, që përkon edhe me ditën e arrestimit në San Siro.