Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj ka komentuar ndodhitë më të fundit në vend, duke iu referuar tërmetit si dhe përplasjeve politike në vend.
Teksa fliste për punën e qeverisë, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama është personi me rekorde me negative përgjatë 30 viteve në Shqipëri.
'Nuk mbaj mend një paradoks si ky aktuali, një kryeministër që ka kaq dështim, i cili çdo gjë e mbështet mbi propagandën, njerëzit ikin. Është shndërruar në psikozë, ekonomia është ku thërret qameti', tha ai.
I ftuar në News 24, analisti tha se 2019-ta ka qenë viti më i keq pas 1997-ës.
Pjesë nga intervista:
Gjekmarkaj: Tërmeti i 26 nëntorit ishte ngjarja më e rëndë e 2019. Tërmeti ishte aq i rëndë dhe i befasishëm sa shkaktoi tragjedi të madhe. Tërmeti la pas një traumë të madhe psikologjike. Ra kjo fatkeqësi dhe ndoshta duhet të shihemi me njëri-tjetrin, që duke bërë bilance duhet të mësohemi se çfarë duhet të ndreqim.Mendoj se kemi tre shkallë solidariteti. E para, është e solidaritetit mes shqiptarëve, pavarësisht varfërisë. Ishte solidariteti që na dhanë miqtë tanë, ndërkombëtarët. Për hir të së vërtetës, edhe politika reagoi në mënyrë tjetër, kur them politika, kuptohet se qeveria është ajo e para që duhet të shtrijë dorën.
Edhe opozita e luajti rolin e saj të solidaritetit mjaft pozitiv. Përtej momentin të parë që duhet për të marrë kohë dhe për të bërë bilancin, pastaj barra kryesore bie mbi atë që qeveris. Qeveria ka premtuar shumë në të nxehtin e tragjedisë, nëse ato nuk do të mbahen do të jenë gënjeshtrat më tragjike. E kamë fjalën për shtëpitë që do të ndërtohen, për të cilën është dhënë edhe afate.
A ishte ky një vit i ngarkuar politikisht në krahasim me vitin e kaluar?
Gjekamarkaj:Pas vitit 1997, ka qenë viti më i keq , për një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur. Duke filluar me djegien e mandateve të opozitës, e cila erdhi si pasojë e fakteve që dolën në media mbi manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri, Është një kauzë që duhet të bëhet një “luftë”, në kuptimin që është një kauzë ia vlen të luftohet. Ky akt që ishte i pazakontë, i rëndë, i paprecedentë. Opozita ishte para një zgjedhje të vështirë. Unë e kam thënë, qeveria rezistoi nga presioni i ndërkombëtarëve të bërë mbi opozitën për t’u tërhequr. Ne jemi të kompleksuar si shoqëri ndaj ndërkombëtarëve... Nuk mbaj mend një paradoks si ky aktuali, një kryeministër që ka kaq dështimi, i cili çdo gjë e mbështet mbi propagandën, njerëzit ikin. Është shndërruar në psikozë, ekonomia është ku thërret qameti. Unë nuk shoh një kryeminstër me bilanc më të dobët në këto 30 vite. Nga 2020, pres që të këtë më shumë arsye, të kultivojnë besim ndaj njerëz tjetrës dhe të ketë një reformë zgjedhore që të japë garanci maksimale për një proces të lirë dhe të ndershëm. Vendosja në krye të SPAK, një hetues të komunizmit, ti shton më tej marazet për këtë drejtësi.