Forin Durmishaj është një nga shumë tradhëtarët që ka refuzuar fanellën e kombëtares shqiptare, për të përfaqësuar një shtet tjetër, në rastin konkret, Greqinë.
Ai zgjodhi helenët me shpresën se mund ta ndihmonte për të bërë edhe hapin e madh në karrierë dhe interesimi i Olimpiakos, e bëri të fluturonte para kohe.
Megjithatë, menjëherë pas këtij vendimi, nisi edhe tatëpjeta për të.
Që nga ajo ditë, sulmuesi i Greqisë nuk po arrin të tregojë më asgjë nga vetja te olimpiakosi, madje edhe huazimi në Belgjikë i shkoi në mënyrën më të keqe.
Durmishaj e mbylli huazimin e tij para kohe dhe tashmë është rikthyer në Greqi ku shpreson që të vazhdojë një aventurë të re nga fillimi.
Aktualisht, kartonin e tij e mban Olimpiakosi por mesa duket, jo edhe për shumë kohë. Durmishaj mund të huazohet sërish këtë janar dhe lëvizja e tij do të jetë brenda Greqisë, në një sukuadër të niveli të ulët.