Ronaldo: Golin më të bukur ia shënova Buffonit, këta janë mbrojtësit më të fortë që jam përballur

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27.12.2019, 15:58

Critiano Ronaldo ka pasur një vit me luhatje sa i përket aspektit personal gjatë 2019-ës, por gjithsesi, portugezi vijon ende të ketë uri për të fituar me Juventusin e tij dhe me Portugalinë.

Në një intervistë speciale për “DAZN”, përballë gazetares bukuroshe italiane, Dileta Leota, sulmuesi portugez i Juventusit flet për gjithçka, duke filluar të shkuarën, të tashmen, por gjithashtu edhe për planet e të ardhmes.

Preferon t’ju quaj Kristiano apo CR7?

Për mua nuk ndryshon. Në shtëpinë time më thërrasin Ronaldo, motra dhe mamaja ime. Në shkollë më quanin Kristiano, ndërsa në botën e futbollit Kris ose Roni, e kështu me radhë. Jashtë fushe më quajnë më së shpeshti CR7, tifozët sidomos preferojnë të më etiketojnë kështu.

CR7 është edhe një brend, një markë globale tashmë. Si ndiheni që jeni një ndër njerëzit më të pushtetshëm në botë dhe jo vetëm të futbollit?

Bota ime është futbolli, por për mua është e rëndësishme edhe bota jashtë futbollit. Jam shndërruar prej vitesh edhe në një biznesmen dhe është normale që kur nis të krijosh dhe të bësh diçka tjetër, përveçse të godasësh topin, njerëzit të të shohin në një mënyrë të ndryshme. Mua nuk më intereson, por unë jam i lumtur edhe kështu. Sigurisht që për mua edhe biznesi është shumë i rëndësishëm, ndonëse aktualisht në krye të listës së prioriteteve mbetet sërish futbolli.

Si është të jesh CR7-ta si markë, por në të njëjtën kohë edhe CR7-ta si njeri normal?

Unë jam një person i vetëm dhe mendoj se në çdo sferë të jetës jam gjithmonë i njëjti. Ndoshta me sy mund të dukem dhe mund të shprehem si dy gjëra të ndryshme, por që gjithsesi janë të bashkuara në një. Unë jam një futbollist, por në të njëjtën kohë më pëlqen kur njerëzit më shohin dhe mendojnë: “Ky është Kristiano, por na pëlqen se si është”.

Kalojmë te futbolli… Sa e vështirë është të shënosh gol në Serinë A, nga 1 te 10?

Realisht, shtatë…

Si sulmues, cilët janë mbrojtësit më të fortë që keni ndeshur?

Me sinqeritet, për mua mbrojtësit më të fortë me të cilët jam përballuar sot e kësaj dite janë ata me të cilët stërvitem çdo ditë: Bonuçi, Kielini dhe De Ligt. Gjithsesi, më i forti me të cilin jam përballur gjatë gjithë karrierës ka qenë pa dyshim Xhorxho (Kielini). Jemi ndeshur së bashku disa herë në Champions dhe mes nesh ishte gjithmonë një sfidë personale.

Sërish nga 1 te 10, si e vlerësoni kuzhinën italiane?

Më pëlqen shumë, por nga Italia nuk vlerësoj vetëm kuzhinën, por në përgjithësi më mahnit edhe kultura italiane.

Cila është diferenca e madhe mes Serisë A dhe Ligës së Kampioneve?

Janë krejtësisht ndryshe, sidomos në aspektin psikologjik. Mendoj se Champions-i është kompeticioni më i bukur dhe emocionues në botë, sigurisht pas Europianit dhe Kupës së Botës me kombëtaret. E adhuroj ta luaj Champions-in më shumë se çdo turne tjetër për klube.

Cili është trofeu më i rëndësishëm që ke fituar?

Europiani me Portugalinë, pa dyshim. Pas asaj ndeshjeje u deha dhe në të njëjtën kohë kam qarë shumë.

Ndiheni vërtet lojtari më i fortë i globit?

Sot për sot jam unë, vitin tjetër nuk e di. Të shohim…

Cilat janë cilësitë dhe defektet e CR7?

Defekte nuk kam. Jam shumë inteligjent dhe gjithmonë shumë profesional. Edhe të tjerët më shohim si një person me shumë karizëm.

Sinqerisht, çfarë ju pëlqen te Juventusi?

Më pëlqen gjithçka te Juvja, siç ta thashë edhe më parë. Kanë një kulturë madhështore, është klubi më i madh në Itali dhe me një histori të jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur këtu, por sigurisht që kam ardhur për të fituar edhe shumë trofe të tjerë me Juven dhe për Juven. Nuk më pëlqen vetëm Juventusi, por e gjithë kultura italiane.

Cili është kujtimi juaj i parë nga Italia?

Kujtoj prezantimin në “Allianz Stadium”, i cili ishte vërtet shumë i bukur. Isha aty me të gjithë familjen time, me miqtë e mi, por edhe presidenti dhe pjesa tjetër e klubit ishte e gjitha prezente me mua.

16 vite më parë zbarkonit te Mançester Junajtid…

Kujtoj një ndeshje fantastike, një miqësore mes Sportingut dhe Mançester Junajtid. Isha shumë i emocionuar, por edhe tepër i lumtur për mënyrën se si luajta, sepse ishte vërtet një ndeshje mjaft e veçantë. Pas ndeshjes, Ferguson erdhi më thirri veçmas dhe ma tha hapur: “Duhet të vish te ne”. Isha vetëm 18 vjeç dhe ajo ishte dita ime më e bukur. U transferova menjëherë në Mançester, sepse Ferguson më deshi aty, ma kërkoi personalisht ai.

Po tani?

Tani është ndryshe nga atëherë. Kur nis të luash futboll, sheh gjithçka në një aspekt ndryshe. Je si në ajër, ndihesh sikur je i ulur mbi re, por jam shumë i lumtur që vazhdoj të luaj futboll edhe sot e kësaj dite, ndonëse është po aq e vërtetë se sot i shoh gjërat në një mënyrë tjetër, shumë ndryshe nga Ronaldo adoleshenti. Tani, prioriteti im është të fitoj trofe, të luaj sa më mirë që të jetë e mundshme, ndërsa në moshën 18-vjeçare kërkon vetëm të dëfrehesh dhe kaq. Gjithsesi, motivimi është i njëjti edhe sot, njësoj si 16 apo 20 vite më parë. Jam i lumtur realisht dhe kam dëshirë që të kaloj ende disa vite të tjera në fushë.

Kujt ia keni shënuar golin më të bukur në karrierë?

Bufonit, një gol shumë special madje, në një stadium shumë të bukur dhe një skuadre madhështore. Juventusit pikërisht… Publiku atë natë (në 3 prillin e 2018-ës) më surprizoi, u çua në këmbë, më duartrokiti, edhe pse ajo roveshatë mund të nënkuptonte kapitullin dhe humbjen e skuadrës së tyre. Ishte një natë vërtet speciale, që ndryshoi edhe shumë gjera brenda meje, siç e tregojnë faktet. Tashmë jam te Juvja…

Çfarë ju tha Bufoni pas atij goli?

Kur më ka rastisur që të flas me Xhixhin, gjithmonë kam menduar se gjendem përballë një personi fantastik, shumë pozitiv. Pas roveshatës sime, Bufon thjesht më përgëzoi dhe u tregua tepër sportiv. E kujtoj shumë mirë Xhixhin, sepse gjithmonë ka qenë direkt me çdo rival. Edhe kur e kanë ndëshkuar është treguar sërish i sjellshëm, ia ka njohur vlerat kundërshtarit dhe unë këtë gjë e kam konstatuar disa herë edhe personalisht.

Në të ardhmen, pa futbollin, e sheh veten si trajner?

Nuk më pëlqen të bëj trajnerin, nuk do doja ta bëja, por ka gjithmonë kohë që të ndryshosh mendim. Nëse e mendoj, më shumë sesa një takticien do të ishte isha një motivator.

Përshtati: Panorama Sport

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit