Një makinë e tipit “BMW7” mbrëmë është përfshirë nga flakët në parkingun e qendrës tregtare “Zebra” në Shkup.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizën në makinën e djegur.
Sipas njoftimeve të para të MPB-së, makina ishte në emër të kompanisë, ndërsa siç merr vesh “Fokus”, pronari i kësaj kompanie është një biznesmen në fushën e ndërtimit.