“Shtypa pa dashje gazin e motorit”/ Zbardhet dëshmia e të riut që shkaktoi zjarrin në Kombinat: Nga frika shkova në shtëpi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.12.2019, 14:24

Policia e Tiranës arrestoi sot 24-vjeçarin Miklovan Barmashi, i cili akuzohet si përgjegjës i zjarrit të shkaktuar mbrëmjen e kaluar në një karburant, në Kombinat.

“BalkanWeb” mëson se i riu ka thënë para uniformave blu se kishte shkuar në karburant për të mbushur motorin.

Barmashi ka tentuar të shfajësohet në polici, duke thënë se e ka shtypur gazin pa dashje dhe motori ka ecur përpara dhe është përplasur me tubin e gazit. Pas ngjarjes ai deklaron se nga frika është larguar për në banesë.

Barmushi tha:

Me motor lëvizja vetëm nëpër lagje. Nuk beja rrugë të gjata prandaj nuk kisha patentë. Në karburant shkova për të furnizuar motorin por se di si shtypa gazin pa dashje dhe motori eci para dhe u përplas me tubin e gazit. Kur shpërtheu gazi, ika nga frika se mos shpërthente depozita. Jam larguar drejt banesës”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit