Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur natën e kaluar në qytetin e Gjilanit.
Një person nuk është lejuar të hyjë në një lokal, në lagjen ‘Dardania’ në Gjilan, dhe reagimi i tij ka qenë i paparashikueshëm, raporton JOQ Kosova.
Ai në forme proteste ia ka mësyrë lokalit me veturë, duke vetëshkaktuar aksident. Ai u përplas në murin e lokalit dhe sërish nuk arriti të futet.
Policia doli në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin. Të lënduar nuk ka pasur, por vetëm dëme në veturë dhe në lokal.