Përveç kushteve të këqija që ndodhen spitalet në Shqipëri, qytetarët po përballen edhe me disa vendime që të bëjnë të dyshosh mbi rolin e këtyre institucioneve.
Së fundmi spitali rajonal i Shkodrës ka anuluar ndërhyrjet kirurgjikale deri më 6 janar 2020.
Shkak bëhet mungesa e mjekëve dhe nevoja për mirëmenaxhim të situatës si pasojë e urgjencave që vijnë në ditët festive.
Ora News disponon dokumentin që mban datën 26 dhjetor 2019 dhe është firmosur nga z/drejtori i shërbimeve klinike, Agustin Suma.
Në dokument drejtuar Gëzim Galiqit, shef i Shërbimit të Kirurgjisë dhe Senad Hallunit, Shef i Shërbimit të Obstetrikë – Gjinekologjisë shkruhet:
Ndërhyrjet do të realizohen me një planifikim të dytë pas javës së parë të Vitit të Ri.