Djali i El Çapos ka organizuar festa për banorët në Sinaloa, duke u ofruar darkë falas, dhurata me çmime marramendëse dhe plot 36 makina. Rrjetet sociale meksikane u mbushën me video ku makinat dukeshin të vendosura rresht në një qytezë të Sinaloas.
Veprimet e Ivan Archivaldo Guzmanit ngjajnë me ato të ish-bashkëpunëtorit të El Çapos, Pablo Eskobar, i cili shquhej për dhurata bujare, herë pas here. Në videot e shpërndara në rrjet duket Ivan teksa u jep dhuratat personave të ndryshëm. Njëri prej tyre madje e falenderon edhe përzemërsisht.
Guzman është pothuajse i paprekshëm tashmë në Meksikë. Pak muaj më parë, ai u arrestua nga policia por u lirua sërish, pasi njerëzit e kartelit iu vërsulën ndërtesave të policisë me armë të rënda, duke i detyruar të tërhiqen.
***
Burim: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania