Përveç “luftës” në parlamentin e Malit të Zi ku një deputet bëri thirrje për luftë, përplasje fizike janë regjistruar edhe në Kuvendin e Bosnjes.
Shkak i përplasjeve është bërë marrëdhënia e Bosnjes me NATO-n. Siç shihet edhe në videon e bërë virale, ministri i Brendshëm rajonal përplaset fizikisht me një deputet të opozitës, duke e goditur atë me shuplakë në fytyrë.
Ministri i brendshëm, Dragan Lukaç, ishte duke folur në podium, kur i afrohet deputeti i opozitës. Fillimisht ai i hedh disa letra në fytyrë dhe më pas e qëllon me shuplakë, duke e quajtur “Majmun” deputetin Drashko Stanivukoviç.
Ministri Lukaç vjen nga radhët e aleancës së pavarur social-demokrate të presidentit të rajonit, Milorad Dodik.
Liderët e 3 etnive në Bosnje po diskutojnë për anëtarësimin ose jo të vendit në NATO dhe mundësinë e thellimit të unitetit të vendit. Qeveria e serbëve të Bosnjes ka rënë dakord me dy rajonet e tjera boshnjake për një paketë reformash përbashkuese, ku përfshihet krijimi i një qeverie të përbashkët.
Por opozita serbo-boshnjake akuzon presidentin Dodik se në fshehtësi po i hap rrugë anëtarësimit të vendit në NATO. Milorad Dodik është shprehur gjithmonë kundër këtij anëtarësimi.