Charlie McMillan nuk është një zyrtar i zakonshëm lokal. Është vetëm shtatë muajsh dhe kryeson tani lëvizjen anti abort në Amerikë.
Bebja faqekuqe është bërë kryebashkiak nderi i komunitetit të tij teksa në tetor me një slogan të ëmbël “Bëje Amerikën të këndshme sërish”, duke huazuar kështu frazën e preferuar të presidentit amerikan, Donald Trump “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish". Sidoqoftë, axhenda e Charlit përfshin patriotizmin, adoptimet dhe jetën, me vëmendje të veçantë tek aborti, që është një temë që ndan amerikanët.
Nency Janë McMillan është në fakt nëna adoptuese e Charlit. Ajo tregon se nëna natyrale ishte në mesin e një krize shtatzanie dhe vendosi të mos e ndërpriste atë.
Jane me bashkëshortin thonë se ishin ata që u bekuan me këtë zgjedhje. Prindërit e Charlit e blenë titullin e kryebashkiakut të nderit në një ankand në tetor, por asokohe nuk e dinin se sa ndikim do të kishte kryebashkiaku bebe tek njerëzit e qytezës White Hall.
***
Burim: Avvenire|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania