MPB ka njoftuar sot se janë arrestuar 12 persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.12.2019, 11:31

Në kuadër të aktiviteteve për luftë kundër tregtisë së palejuar me drogë, në nëntor dhe dhjetor 2019 është realizuar hetim ndërkombëtar me policinë austriake dhe serbe ku janë parandaluar më shumë kanale ndërkombëtare dhe janë konfiskuar 17 kilogramë heroinë dhe pesë kilogramë kokainë që në tregun jolegal arrin vlerën e rreth 1.000.000 eurove.

MPB sot ka njoftuar se janë arrestuar 12 persona.

Në nëntor 2019 nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në bashkëpunim me MPB-në dhe Republikën e Serbisë dhe policinë austriake ka nisur hetim ndërkombëtar për zbulimin e grupit të organizuar kriminal të përbërë nga shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kryer shitje dhe transport të heroinës në rajonin e vendeve të Evropës Perëndimore.

“Më 20.11.2019 në Austrinë e Poshtme- R e Austrisë nga ana e policisë austriake janë privuar nga liria dy shtetas të Maqedonisë, S.R (27) dhe K.Xh. (58) me çka me veturën me tabela të Maqedonisë në bunker special janë gjetur pesë kilogramë drogë narkotike me cilësi të lartë. Në kuadër të hetimit ndërkombëtar më 03.12.2019 në Hungari në dalje të vendkalimit kufitar Horgosh janë privuar nga liria shtetasit e Maqedonisë E.A (48) nga Shkupi, vajza e tij Sh.A (21) nga Shkupi dhe SH.I (27) nga Shkupi ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pesë kilogramë drogë narkotike në bunker special”, theksohet në komunikatën e MPB-së.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, policia austriake poashtu më 06.12.2019 në Vjenë ka privuar nga liria shtetasin shqiptar B.T (30) dhe shtetasin e Maqedonisë B.Xh (47) nga Manastiri i cili përkohësisht ka qëndruar në Vjenë ku janë gjetur pesë kilogramë heroinë.

Pas kompletimit të dëshmive kundër personave do të ngritën kallëzime adekuate deri te Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit