U ekzekutua në sy të gruas dhe fëmijës/ 36-vjeçari shqiptar personi më i kërkuar në Suedi, lidhje me disa vrasje

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.12.2019, 11:12

Producenti me origjinë nga Kosova, Flamur "Alex" Beqiri u qëllua me një breshëri plumbash ditën e Krishtlindjeve, e për pasojë mbeti i vdekur në Londër. Mësohet se shqiptarit nga Kosova, iu bë atentat në sy të djalit dhe të gruas së tij.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ishte vëllai i modeles së njohur, Misse Beqiri.

Ai u vra me armë zjarri në Battersea gjatë rrugës për në shtëpi rreth orës nëntë të darkës.

Ekzekutimi i tij ka tronditur Londrën, ndërkohë që mediat britanike, pas një investigimi me mediat suedeze, kanë zbuluar të kaluarën e errët të 36-vjeçarit.

Raportohet se Beqiri ka qenë i lidhur me disa vrasje mes shqiptarëve në Suedi, gjatë kohës që ai jetonte atje. I rritur mes Kosovës e Shqipërisë, ai emigroi kur ishte ende fëmijë në Suedi. Aty u lidh me mafien e nëntokës suedeze, dhe në vitin 2008 u procedua për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi.

Para se të transferohej në Britaninë e Madhe tre vjet më parë, disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Suedi u vranë.

Daily Mail shkruan se ai ishte shpallur si personi më i kërkuar në Suedi, ndërkohë që nuk u mor vesh si arriti të mos arrestohej dhe për më tepër, të transferohej në Britani.

Beqiri njihej për jetën luksoze, madje kishte blerë një super shtëpi për 1.5 milionë euro. Ai u martua në vitin 2018 me bashkëshorten e tij Debora Krasniqi, në liqenin e pasanikëve në Itali, Como, në një ceremoni super luksoze, me të ftuar nga disa vende të botës. Me Deboran u njoh gjatë martesës së të motrës, e cila është një yll dhe personazh i njohur në Britani.

Gjatë një interviste për një revistë britanike, Deborah kishte rrëfyer njohjen me të shoqin, i cili e mori në telefon dhe folën për disa orë pa shkëputje, dhe më pas u takuan. Policia thotë se për momentin nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e 36-vjeçarit, i cili u ekzekutua ndërsa kthehej në shtëpi bashkë me të shoqen dhe fëmijën e vet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit