Është identifikuar trupi i dekompozuar i gjetur dy ditë më parë në grykëderdhjen e Ishmit në Adriatik të Kurbinit.
Mësohet se, trupi i seksit mashkull, i përket shtetasit Adriatik Ismaili 52 vjeç banues ne Laknas, Kamëz.
Ismaili ishte denoncuar i humbur prej 20 ditësh nga familjarët e tij. Ai dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në lum, pasi vuante nga sëmundja e epilepsise.
Fillimisht ishin peshkatarët e zonës që konstatuan trupin e pajetë dhe njoftuan sallën operative.