Nga Tahiri te dosja “339”/ Çfarë kanë hetuar prokurorët e transferuar, të ngelur jashtë SPAK

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.12.2019, 09:27

Të konsideruar shpesh si prokurorët e dosjeve të “nxehta” në ish- Prokurorinë për Krime të Rënda, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara mbetën jashtë 15 më të mirëve në renditjen përfundimtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke mos u bërë dot pjesë e SPAK-ut.

Mara dhe Prençi kanë hetuar dhe më pas përfaqësuar në Gjykatë dosjen e bujshme të ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin kërkuan dënimin për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të “Grupit kriminal”, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata.

'Panorama' zbulon se ata kanë hetuar dosjen tjetër të bujshme “339”, ku dolën edhe përgjimet për shitblerjen e votave, apo atë “184”. Dy prokurorët kanë kaluar procesin e vetingut në të dyja shkallët e tij, ndërsa kanë aspiruar të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, në të cilën do të jenë të paktën për një vit.

Duke iu referuar kërkesës së bërë nga kreu i SPAK-ut, rezulton se Mara e Prençi kanë pasur një numër të konsiderueshëm të dosjeve nën hetim dhe gjykim. Dritan Prençi ka pasur në hetim 15 dosje, ndërsa ka dorëzuar për gjykim 13 të tjera. Ndërkohë, Mara ka pasur 22 procedime në hetim dhe gjykim 17 çështje.

“Prokurori Dritan Prençi ka transferuar 15 procedime penale në hetim, me 92 persona nën hetim, si dhe një kërkesë për ekzekutim letërporosie të autoriteteve të huaja. Ndërkohë ka në ndjekje, në gjykim 13 çështje penale me 100 të pandehur, si dhe 2 kërkesa për konfiskim pasurie.

Prokurori Vladimir Mara ka transferuar 22 procedime penale në hetim, me 126 persona nën hetim. Ndërkohë ka në ndjekje 17 çështje në gjykim, me 977 të pandehur dhe 1 kërkesë për konfiskim pasurie”, shkruhet në kërkesën e kreut të SPAK-ut.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit