Teksa këto ditët e fundit në vend kanë mbizotëruar moti i ngrohtë dhe temperatura mesatare, duket se tashmë dimri ka trokitur në Shqipëri.
E themi këtë, pasi reshjet e dëborës kanë nisur të zbardhun disa pika turistike të Qarkut të Korçës.
Mësohet se në Voskopojë dhe Dardhë bora ka arritur nga 5 deri në 10 cm trashësi.
Ndërkohë në zonat e tjera si Vithkuqi e Qafa e Qarrit, reshjet e borës kanë qenë me intensitet më të ulët.
Deri më tani ende nuk janë raportuar probleme në akset rrugore që të çojnë në këto pika turistike.