‘Rilindja’ vazhdon me nepotizmat/ Vajza e xhaxhait të Prokurores merr postin në Gjykatën e Lushnjes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.12.2019, 20:18

Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti Myslim Murrizi është shprehur se në Gjykatën e Lushnjes nepotizmi po lulëzon hapur.

Sipas tij në këtë gjykatë punësohen vetëm kushërinjtë e gjyqatarëve dhe prokurorëve. Më tej ai thotë se në datën 6 dhjetor u zhvillua një konkurs pune për pozicionin ‘Sekretare gjyqësore’.

Po ashtu në postimin e tij deputeti shkruan se u zgjodh Brixhilda Shallapi dhe sipas tij ajo është vajza e xhaxhait të prokurores, Natasha Shallapi.

Postimi i tij:

Zj Brixhilda Shallapi ka mbaruar vetëm Bachelor në Juridik, pra 3 vjeçar, nuk ka punuar asnjë ditë në asnjë vend, por Kryetarja e gjykatës Lushnje me dy mbiemra ( Xhili, Çeka) e shpall fituese ,sepse është vajza e xhaxhait të prokurores se prokurorisë Lushnje, zj Natasha Shallapi, dhe nuk pyet fare për vlerësimin e dy anëtarëve të tjerë të komisionit sepse ata janë me nga një mbiemër. Boll keni 29 vjet qeë emëroni gjyqtare e prokurore, nga një shtëpi, në një gjykatë apo prokurori, tani doni edhe sekretaret gjygjesore, që çdo pazar të mbyllet brenda familjes?? Ne gjykata dhe prokurori të Shqiperisë, nuk duhet të funksionoj trashegimia e fronit, nga nena tek i biri, e nga baba tek e bija. Nga 800 prokurorë e gjyqtaë që ka Shqipëria , nxirni emrat dhe shihni se sa lidhje familjare ka kjo trupë që vetëm drejtësi nuk ka dhënë KURRE për QYTËTARET e këtij vendi.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit