Producenti me origjinë nga Kosova, Flamur Beqiri u qëllua me një breshëri plumbash dhe për pasojë mbeti i vdekur në Londër.
Artisti ndryshe njihej me emrin Alex dhe mediat e huaja theksojnë se ai ishte vëllai i modeles së njohur, Misse Beqiri.
Ai u vra me armë zjarri në Battersea gjatë rrugës për në shtëpi rreth orës nëntë të darkës.
Ende nuk dihen autorët e vrasjes apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën, shkruan Panorama.
Një 60-vjeçare tha:
Ndërkohë Misse Beqiri u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard.
Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.