Teatri do të shembet?! Regjisori Budina ia thotë troç Veliajt: Hajde se do marrësh atë që meriton!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.12.2019, 19:45

Regjisori Robert Budina ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili tha prerazi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që Teatri i vjetër do të shembet, duke përmendur edhe atë që ndodhi me banorët e Astirit.

I ftuar në Fax News, Budina u shpreh se aktorët kanë mbështetjen e Europës dhe se kryebashkiaku mund të shkojë atyr, por do të marrë përgjigjen që meriton.

Sipas tij, 98% e njerëzve duan që Teatri të qëndrojë. Regjisori thotë se kauza e tyre do të raportohet deri në Parlamentin Europian.

Ai tha:

Armët tona kanë qenë gjithmonë fjala e lirë, mikrofoni, ndërgjegjësimi i njerëzve. Ky njeri i armatosur me paratë e oligarkëve, drógës, nuk mund të vijë aty të sulmojë Teatrin Kombëtar. Ky njeri le të vijë dhe të dalë vetë aty dhe do të shohë se cila do të jetë përgjigja e shqiptarëve. Ne po rrimë për të dhënë një shembull shprese, ne kemi ndikuar tek njerëzit që kanë ndikim. Ne kemi siguruar mbështetjen e Evropës për këtë punë, 98% e njerëzve thonë që teatri duhet të qëndrojë. Ku janë këta njerëz që kërkojnë ta shembin? Nuk janë gjëkundi. Ata duan të përdorin paratë e drogës për të na shembur fjalën e lirë. Shqiptarët duhet të dinë se çfarë është e tyrja. Ne kemi bërë takime pafund me ambasadorë dhe ja kemi bërë të qartë. Si kundërpërgjigje kemi marrë një deklaratë të tyren se për ta është e vështirë të ndërhyrjnë. Ne ju kemi thënë që pse luani me dy standarde se për sistemin e drejtësisë keni ndërhyrë. Europa Nostra mbështet lëvizjet që nuk lënë politikën e mbrapshtë të prishin trashëgiminë. Evropa e ka cilësuar Teatrin Kombëtar një trashëgimi evropiane. Ne do ta denoncojmë në Parlamentin Evropian këtë tentativë ogurzezë të qeveisë shqiptare. Ne do t’i themi që ta ndalojnë. Pastaj do të presim edhe Gjykatën Kushtetuese. Ky njeri i zhduki gjykatat dhe të thotë hajde më gjyko pasi e kam shembur."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit