Janë luajtur pasditen e sotme, një pjesë e mirë e ndeshjeve të Premier League. Java e 19-të, nisi me ndeshjen Tottenham-Brighton dhe u mbyll me fitoren 2-1 të londinezëve.
Ndërkaq, në takimet e tjera, Evertoni me Carlo Ancelottin në stol e ka nisur mjaft mirë, teksa ka fituar 1-0 Burnleyt. Tekniku italian debuton kështu me 3 pikë te ekipi i tij i ri.
Nga ana tjetër, debutimi nuk ka shkuar mirë Artetën në krye të Arsenalit, pasi skuadra e tij ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj Bournemouth. Sakaq, edhe Chelsea i Lampard ka humbur 0-2 në shtëpi nga Southempton.
Mbeten për tu luajtur edhe dy sfida të tjera mbrëmjen e sotme, Manchester United-Newcastle dhe Leicester-Liverpool.