‘Kaos dhe frikë, të gjithë donin të iknin nga Durrësi’, gazetarja rrëfen tmerrin e 26 nëntorit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.12.2019, 17:24

26 nëntori është një ditë që do të kujtohet gjithnjë nga shqiptarët, pasi fatkeqësisht 51 jetë u shuan nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 dhe shumë të tjerë u lënduan.

Shumë gazetarë raportuan ngjarjen non-stop, ku një ndër to ishte edhe Luljeta Progni e cila ka folur për situatën pas tërmetit.

Ajo thekson se ka parë njerëz që vraponin, shumë kaos si dhe thekson se frika e njerëzve ka mbetur në mendjen e të gjithëve.

Gazetarja thotë se të gjithë ishin të lemerisur me mënyrën se si po punohej dhe se ndihma kosovare ishte e para që kishte ardhur.

Progni tha për Abc News:

Kam parë njerëz që vraponin, vetëm kaos dhe frikë, të gjithë donin të iknin nga Durrësi. Në terren kam ndeshur zjarrfikës të përkushtuar dhe heronj, por nga shteti situata ishte e papërgatitur. Kemi qëndruar gjatë gjithë ditës, banorët qanin për njerëzit me të cilët kishin jetuar. Ishin lemerisur për mënyrën se si po punohej dhe se ndihma kosovare ishte e para që kishte ardhur. Ekipet e emergjencës civile patjetër që ishin heronj, por kemi parë njerëz që nuk kishin asnjë lloj lidhje me këtë profesion. Kam kuptuar se shumica nuk ishin profesionistë dhe kjo vjen si pasojë e mënyrës se si emërohej, njerëz që jo për fajin e tyre gjendeshin në situata të tilla rrinin dhe nuk dinin ç’të bënin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit