‘Mendoj vetëm për fëmijët’/ Në mes të katër rrugëve, kryefamiljari tenton t’i japë fund jetës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.12.2019, 16:45

Familja Lushi nuk gëzon dot në këto festa të fundvitit, kjo si pasojë e kushteve ekstreme në të cilat jetojnë dhe jo vetëm.

Ata banojnë në fshatin Poloskë të Devollit, konkretisht në një kasolle të improvizuar, ku me pak fjalë mund të themi se ata po qëndrojnë në mes të katër rrugëve.

Mirëpo historia e tyre nuk përfundon me kaq, pasi në jetën e tyre gjendet dhimbje dhe lot.

'Abc News' pasqyron historinë e tyre, u tregon se dy muaj më parë ata jetonin në banesën që e kishin ndërtuar me mund dhe sakrificë. Teksa u hodhën në rrugë nga vet familjaret e Albanit, kryefamiljarit Lushi. Një testament i padrejtë i la ata pa strehë. Motra e kryefamiljarit në mënyrë të pamëshirshme iu mori gjithçka ndërsa nuk e prekën as lutjet e dy fëmijëve të cilët nuk rreshtin së derdhur lot. Adriana e mbytur nga dhimbja rrëfen gjithçka ka ndodhur dhe si përfunduan në kasollen e ndërtuar për tu strehuar edhe pse e mbuluar me plasmas, temperaturat e ulta janë të padurueshme.

“Për banesën ka kontribuar burri me kunatin”, shprehet ajo.

Drita e vetme për ta është një llambë e improvizuar në kushte primitive teksa tualeti nuk ekziston. Vakti ushqimor është trahanaja e siguruar nga të afërmit e Adrianës.

Kryefamiljari punon çoban në mal për të siguruar sado pak të ardhura për të mbajtur familjen. Padrejtësitë e bëra nga familja e tij e kanë rënduar psikologjikisht i cili shpesh herë ka tentuar edhe vetëvrasje. Ai nuk e kapërdin dot faktin se djersën e një jetë ia rrëmbyen ndërsa fëmijët e tij kanë mbetur në qiell të hapur.

E mbytur në lot dhe dhimbje, Adriana thotë se nuk ka mundësi të festojë edhe pse krishtlindjet janë të shenjta për të. Apeli është për ndihmë për të gjithë ata që kanë mundësi.

“Nuk mendoj për vete vetëm për dy fëmijët”, shprehet Adriana.

Ndërkohë Renaldi është vetëm 14 vjeç por kupton çdo padrejtësi qe i është bërë familjes së tij. Mes lotësh ai apelon.

“Qëkur kemi dalë këtu nuk e lexoj dot mirë librin është shumë errësirë”, thotë Renaldi.

Në një moshë më të rritur Denisa thotë se mungesa e energjisë bën që ta ketë të pamundur leximin çka ka bërë edhe të bjerë në rezultate në mësime ku prej kohësh ka qene nxënëse ekselence.

“Shumë e vështirë për të mësuar”, shprehet vajza.

Një muaj më parë përmbarimi nxori forcërisht familjen me 4 anëtarë . Vëmendja e bashkisë është zero. Kasollja u ngrit pak metra larg banesës ku ata jetonin. Siç shihet edhe në pamje banesa aktualisht është bosh. Ndërsa familja Lushi fle në kasolle.

Jo më shumë se 5 metra ndodhen motra dhe prindërit e Albanit të cilët i hodhën më rrugë pa mëshirë. Ndonëse shohin kushtet ku ata jetojnë , dhembshuria është pothuajse zero.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit