Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës pas propozimit të kryetarit të LVV-së.
Konjufcën e kanë votuar edhe deputetët e LDK-së, ndonëse nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje, raporton JOQ Kosova.
75 vota ishin Pro Konjufcës dhe Kundër ishin 27. Vetëm PDK-ja e ngriti dorën kundër propozimit të VV-së. Duhet theksuar se kjo kandidaturë i bllokon negociatat LDK-VV, për shkak se posti i kryetarit të Kuvendit ishte në plan t’i takonte partisë së Mustafës.
Ndryshe, tani VV-ja ka afat disa ditor për ta propozuar përbërjen e Qeverisë së re dhe për ta votuar në Kuvend