Skandal në sallën e gjyqit në Kosovë: Përleshen familjarët e të ndjerit dhe të akuzuarve

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.12.2019, 15:53

Sot në Gjykatën Themelore në Ferzaj, ka eskaluar situata në rastin ku ishte paraparë të vazhdohej gjykimi ndaj të akuzuarve për rastin e një vrasjeje që kishte ndodhur në shkurt të vitit 2018.

Ngjarja ka nisur, pasi që në seancën e së enjtes ishte paraparë që të shfaqeshin video-incizimet e vendit të ngjarjes, për çka, mbrojtësi i të akuzuarit Albert Ramadani, avokati Ymer Huruglica, ka kërkuar që gjatë shfaqjes së tyre të largohen të akuzuarit dhe publiku, transmeton JOQ Kosova.

Propozimin për përjashtimin e publikut, e ka aprovuar edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku, ndërsa lidhur me propozimin për përjashtimin e të akuzuarve, tha se i mbetet trupit gjykues të vendosë.

Ndërsa, kundër këtyre dy propozimeve, ishte përfaqësuesi i familjes së tani të ndjerit Hasani, avokati Ramiz Krasniqi.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mustaf Tahiri, mori aktvendim që të akuzuarit të qëndronin, ndërsa publiku të përjashtohej, çka edhe ngjalli reagime nga disa anëtarë të familjes së të ndjerit, të cilët refuzuan të dilnin.

Pas kësaj, ka nisur edhe përleshja mes tyre, e cila rezultoi me skena si në filma.

Zëdhënësi i Stacionit Policor në Ferizaj, Agim Gashi, ka thënë për media se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, gjatë seancës gjyqësore, ku ka ardhur deri tek konflikti mes palëve në procedurë.

Ai ka thënë se 13 persona janë ndaluar, ku shtatë prej tyre janë në cilësi të të dyshuarve, ndërsa gjashtë të tjerë në cilësi të dëshmitarëve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit