Veliaj e ka seriozisht me kërcënimet: Kush pengon zhvillimin do ketë fatin e banorëve të Astirit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.12.2019, 15:16

Edhe pse janë ditët e fundit të vitit 2019, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk i kursen kërcënimet ndaj kujtdo që idel përpara dhe i prish planet e tij “brilante” për kryeqytetin. Kështu, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, Veliaj nuk përtoi t'ju dërgonte larg e larg një mesazh mbrojtësve të Teatrit.

Ai tha troç se kushdo që ka në plan të pengojë “zhvillimin” (se çfarë nënkupton me zhvillim dhe në të mirë të kujt është ky zhvillim, e di vetëm ai), do ta pësojë si banorët e Astirit. Në këtë mënyrë të lë të dyshosh se çështja e banorëve të Astirit ishte një telë e kapriço e Veliajt, e cila u bë realitet pasi në Shqipëri, si në çdo vend të botës së tretë “më i forti fiton gjithmonë”.

Kujtojmë se Veliaj ka në plan shembë godinën e Teatrit, të cilën nuk e preku as tërmeti e asnjë fatkeqësi tjetër natyrore, edhe pse trumbetohet me të madhe se kjo godinë është në gjendje të mjerueshme dhe “do të zejë artistët brenda”. Prej më shumë se 1 viti një grup artisësh dhe anëtarësh të shoqërisë civile kundërshtojnë projektin për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri. Veliaj ka në plan që teatrin e ri ta shoqërojë me kulla shumëkatëshe, që iu dhanë kompanisë Fusha.

Ai tha sot:

Sot dua ta bëj të qartë se çdokush që pengon zhvillimin do të ketë fatin dhe përfundimin e asaj që ndodhi para pak ditësh te Astiri. Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty. Duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë “orën” e Tiranë”.

Siç duket kryebashkiaku që është vënë në lojë dhe është tallur publikisht nga Kryeministri, që herë e trajton si bojaxhi të natës dhe herë si pastrues kanalesh, ka gjetur qytetarët e pambrojtur për t’i paralajmëruar dhe kërcënuar.

Në vijim ai tha se projekti i Teatrit Kombëtar do të marrë udhë me buxhetin 2020.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit