Një rast grabitje ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.
Grabitja është regjistruar në parkingun e një pallati në zonën e ish-ATSH, rreth orës 10:15.
Siç shihet nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA, një person hyn në makinë edhe vjedh prej aty një telefon celular. Ai qëndron aty për një kohë të gjatë, pasi mesa duket kontrollon edhe për gjëra të tjera me vlerë.
Qytetari i cili ka bërë denoncimin shprehet se roja i parkingutt e ka parë fytyrën e hajdutit.
Ai kërkon që të publikohet dhe ndoshta ai hajdut nuk do të shkojë më në lagje.