Kosova është futur në një ngërç politik, pasi senaca konstituive nuk do të mbahet deri në përmbylljen e plotë të formësimit të Kuvendit.
Kjo pasi, dy partitë që po bisedojnë për ta krijuar Qeverinë, nuk kanë arritur marrëveshje, raporton JOQ Kosova.
VV e LDK janë përplasur mbrëmë duke akuzuar njëra-tjetrën për prishje të negociatave.
Ndërkohë, deputetët e kësaj legjislature janë nisur për në seancë për ta kryer betimin.
Ndryshe, janë bërë gati një muaj që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, mirëpo marrëveshja në mes dy partive të para nuk është konkretizuar.