Një djalë 10-vjeçar është detyruar të ndërrojë bluzen e tij para fluturimit sepse kishte të printuar një gjarpër me të.
Ngjarja ndodhi më 17 dhjetori gjatë një udhëtimi familjar nga Zelanda e Re për në Afrikën e Jugut.
Prindërit e Steve Lucas thanë se oficerët e sigurisë tek aeroporti i Johannesburg i thanë që lojërat me gjarpërinj dhe rrobat e printuara me zvarranikun nuk lejohen në bord.
Arsyeja ishte se në përcaktimin e tyre mund të dëmtonte pasagjerët ose ekuipazhin duke shkaktuar ankth.
Nëna i tha djalit që ta kthejë bluzën e zezë nga ana tjetër, për të shmangur ndonjë dramë të mëtejshme.
***
Burim: Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania