Burri që shpëtoi nga Alkatrazi i dërgon letër FBI-së: Jam gati të kthehem një vit në burg

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.12.2019, 13:18

FBI ka rihapur një hetim për tre arratisjet e Alcatraz pasi mori një letër që dyshoeht të jetë dërguar nga një prej të arratisurve. Clarence Anglin, i cili shpëtoi së bashku me vëllain e tij John dhe të burgosurin Frank Morris në vitin 1962, thuhet se i shkruajti një letër FBI-së.

Në letër thoshtë se ishte i gatshëm të kalonte edhe një vit tjetër në burg, vetëm e vetëm që të kurohej kundër kancerit. Sipas mediave të huaja, letra ishte shkruar dhe nisur në vitin 2013, por është bërë publike vetëm në vitjn 2018.

Letter Allegedly Written By 1962 Alcatraz Island Escapee Surfaces

Sipas stacionit të lajmeve KPIX, në letër shkruhej:

Unë quhem John Anglin. U arratisa nga Alkatraz në qershor 1962 me vëllanë tim Clarence dhe Frank Morris. Unë jam 83 vjeç dhe në gjendje të keqe. Kam kancer. Ne arritëm të arratiseshim atë natë, por patëm vështirësi, Frank vdiq në Tetor 2005. Varri i tij është në Alexandria me një emër tjetër. Vëllai im vdiq në vitin 2011. Nëse më lajmëoni përmes lajmeve në televizor dhe më premtoni se do të qëndroj në burg për jo më shumë se një vit, ku do të marr kujdes mjekësor, do t;ju shkruaj një leëtër tjetër për t'ju bërë me dije vendndodhjen time. Kjo nuk është aspak një shaka”.

Alcatraz u ndërtua si burg nga i cili “asnjë i burgosur nuk mund të shpëtonte” dhe ndodhet në ishullin me të njëjtin emrër, në Gjirin e San Francisko, 1.25 milje larg nga kontinenti, i rrethuar nga rryma të forta dhe të paparashikueshme.

36 persona kanë tentuar seriozisht të largohen nga ishulli, por asnjëri prej tyre nuk ia ka dalë me sukses.

Misteri rreth vëllezërve Anglin dhe Morris, të cilët u arratisën dhe shpëtuan në vitin 1962, nuk është zgjidhur kurrë. Kjo arratisje është subjekt i filmit të 1979 nga “Arratisja nga Alcatraz”.

***

Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit