Nëse dita e dasmës për të gjithë është një ditë e veçantë dhe momenti më i bukur për ata që martohen në kishë është kur bëjnë premtimet ndaj njëri-tjetrit, i tillë ka qenë edhe për këtë çift, por mund të cilësohet edhe ndryshe nga i çdo çifti tjetër.
çfarë ka ndodhur? Jo më larg se një ditë para se të kurorëzoheshin, nusja gjeti në telefonin e të shoqit mesazhe që i vinin nga një numër të cilin ajo nuk e njihte. Bota iu kthye përmbys pasi zbuloi se bashkëshorti i saj i ardhshëm kishte një jetë të dyfishtë, e dilte paralelisht me dy femra.
Ajo tregon se pasi kishte festuar festën e beqarisë me shoqet e saj, në telefon i erdhën disa foto mesazhesh nga një numër i panjohur, të cilat shoqëroheshin me shkrimin “Unë s'do të martohesha me të. Po ti?”
Për të marrë hak, pasi qau mirë e mirë, nusja e ardhshme vendosi ta linte dhe ta turpëronte djalin me emrin Alex, pikërisht në altar. Në momentin që duhej të bënin premtimet dhe betimet ndaj njëri-tjetrit, ajo nisi të lexonte mesazhet që e panjohura dhe i shoqi kishin shkëmbyer mes tyre.
Epo, nuk thonë kot se hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë, apo jo?
***
Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania