Rreth orës 02.00 të natës, së paku 10 persona u përfshinë në një sherr që degjeneroi në dhunë dhe gjak. Ngjarja ndodhi ne diskotekën “La Grotta di Artegna” në provincën e Udine, ku pjesë e sherrit ishin edhe të rinj shqiptarë. Sipas mediave italiane, nga fjalët sherri degjeneroi në ofendime të rënda e më pas dhunë, shishe kokës dhe sende të tjera të forta.
Një shqiptar, 24 vjeçar me banim në Friuli, u godit në kokë me një shishe qelqi dhe u transportua në spitalin e zonës. Ai kishte marrë dëmtime të rënda dhe çarje të thella në kokë.
Ndërkohë, tre persona, një punëtor shqiptar që banon në Tavagnacco, një punonjës 20-vjeçar nigerian dhe një picajol 26-vjeçar gjithashtu me kombësi shqiptare, u arrestuan nga policia.
Para arrestimit, të rinjtë u mjekuan në spital nga personeli shëndetësor për shkak të dëmtimeve të shumta dhe plageve qe kishin marre. Policia ndërhyri në vend për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërkohë që më parë personeli i sigurisë kishte tentuar të ndante personat e përfshirë në sherrin masiv.
***
Burim: NordEst24|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania