Durrësi përjetoi lëkundjen më të madhe të tokës vetëm një muaj më parë.
Ai është qyteti më i prekur nga tërmeti katastrofik i 26 Nëntorit. Përveç viktimave, shumë familje kanë mbetur jashtë, e si të mos mjaftonte kjo, nuk kanë as përkrahjen e institucioneve.
Në zonën e plepave ku ndodhen 300 apartamente, banorët shprehen të shqetësuar sepse nuk është bërë asnjë verifikim i ndërtesave dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje nëse duhet të jetojnë në këto banesa apo jo.
Ata thonë për Abcnews se muret janë të çarë dhe jetojnë me frikë.
Banorët shprehen: