E tmerrshme, ja çfarë i bën enëve të gjakut një pije e vetme energjike

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.12.2019, 09:11

Shqiptarët mund të jenë një nga popujt që i konsumojnë shumë pijet energjike. Mirëpo shumë pak janë të informuar për pasojat negative të tyre.

Një hulumtim i realizuar nga Universitetit të Teksasit, i pari që tregon qartë rrezikun e sindromit metabolik të shkaktuar nga pijet energjike, ka treguar se këto të fundit e shkaktojnë përkeqësim të gjendjes shëndetësore nëse konsumohen në baza ditore.

Sipas studimit, mjafton një pije energjike për t’i ngushtuar enët e gjakut për 90 minuta pas konsumimit. Ngushtimi i tyre, sipas hulumtimit, çon në probleme shëndetësore, sikundër janë: sulmi në zemër dhe arresti kardiak

Për t’u realizuar kërkimi, ekipi nga radhët e Universitetit të Teksasit morën 44 studentë për mostra nga Shkolla e Mjekësisë McGovern.

Hulumtuesit deshën që t’i testojnë efektet e pijeve energjike në endohelium, shtresë e qelizave që gjendet në sipërfaqen e venave, arterieve dhe enëve të tjera të gjakut.

Para testimit, pjesëmarrësit konsumuan një pije energjike dhe, 90 minuta më pas, ekipi gjeti se diametri i brendshëm i enëve të gjakut ishte i përgjysmuar. Kjo ndodh, sipas shkencëtarëve, pasi që përbërësit si kafeina, sheqeri, taurina dhe të tjerat çojnë në ngritje të sheqerit në gjak, gjë që shkakton reduktim të rrjedhës së gjakut në organet vitale trupore.

Dr. John Higgins, profesor i mjekësisë në Shkollën McGovern, ka folur edhe për rëndësinë e studimit që ka në rrethin shoqëror.

Dr. Higgins deklaroi:

Pasi pijet energjike po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara, është e rendësishme të studiohet efekti i këtyre pijeve tek ata njerëz që i përdorin vazhdimisht ato, si dhe për të përcaktuar më mirë nëse këto pije janë të sigurta për t’u konsumuar.”

Gjetjet e këtij studimi u prezantuan dhe u diskutuan në Sesionin Shkencor të Organizatës Amerikane të Zemrës në Çikago të SHBA-ve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit