Rama e priti si mik të shqiptarëve, del VIDEO-ja e Vuçiçit krah të dënuarit për krime lufte

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.12.2019, 08:01

Rama e priti si një mik të shqiptarëve, por e kaluara e Vuçiçit është e ditur nga të gjithë. Njihet shumë mirë e kaluara e Vuçiçit nën Millosheviçin, si njeri i tij, ish-ministër i Informacionit, apo thënë ndryshe i propagandës, në pushtetin e famëkeqit të Kosovës.

Nga reagimet e shumta dhe nga habia e shumë figurave për pritjen e kryeministrit Rama ndaj presidentit serb, së fundmi është publikuar edhe një video të cilën vetëm kreu i "Rilindjes" nuk do dojë ta shikojë.

Vuçiç, vite më parë, shihet në video me një tjetër famëkeq, të dënuarin për krime lufte Vojisllav Sheshelj, njeriun që sot drejton Partinë Radikale Serbe, si një nacionalist i sëmurë e luftënxitës.

Shumë nga kundërshtarët e Vuçiçit ende dëshirojnë ta kujtojnë atë për marrëdhëniet e tij me një politikan të dënuar me 10 vjet për krime lufte vitin e kaluar.

Eshtë një video e vitit 1996, muaji shkurt, ku të dy, të ftuar në një tubim politik, bllokohen nga bora në rrugë e detyrohen të shtyjnë një Audi 100 me të cilin udhëtonin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit