Horoskopi ditor nga Paolo Fox/ Ja si do të jetë kjo e enjte për të gjitha shenjat e Zodiakut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.12.2019, 02:06

Ky është horoskopi për ditën e enjte 26 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe me lodhje dhe gjatë saj bëni mirë që të shmangni tensionet. Mundohuni që të rezistoni, pasi ditët e fundit të vitit do të jenë më të mira. Nëse keni probleme në punë, mund të kalohen vetëm në muajt në vijim.

Demi Dita do të jetë shumë pozitive në sajë të ndikimit të favorshëm të Saturnit, Hënës dhe Diellit, të cilët lajmërojnë emocione të bukura dhe projekte fituese. Kjo gjë mund të çojë në përjashtimin nga jeta juaj të personave të cilët deri më tani ju kanë bërë që të humbni kohë. Ndërkohë mud të përfitoni dhe shijoni sa më shumë këtë ditë.

Binjakët E enjtja do të jetë e mbushur me rikuperim, ku Hëna nuk do të ketë më ndikim të kundërt. Nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lodhur, tashmë do të keni mundësi për të pushuar, ndaj përfitoni për të organizuar diçka me njeriun e zemrës, pasi dita është mjaft e favorshme për dashurinë. Në këtë mënyrë do arrini që të rigjeni bashkëpunmin dhe pasionin.

Gaforrja Bëni kujdes me trishtimin dhe melankolinë, pasi duhet të mundoheni që të shmangni mendimet për të kaluarën dhe për gjërat që ju bëjnë që të ndiheni keq, sidomos në këto ditë feste. Kush është i detyruar që të punojë, mund të jetë disi nervoz dhe mund të reagojë me polemika.

Luani Dita do të jetë mjaft pozitive, sidomos sa i takon dashurisë dhe ndjenjave, kështu që përfitoni, nëse doni që të sqaroni disa çështje dhe nëse doni që të afroheni. Gjatë kësaj dite mund të ketë dyshime.

Virgjëresha Dita do të jetë mjaft pozitive dhe do të ketë rikuperim në raport me ditët e kaluara. Tashmë do të keni Saturnin dhe Diellin në anën tuaj, të cilët do ju ndihmojnë shumë gjatë vitit që do të vijë. Ju pret një ditë e favorshme, e cila do ju bëjë që të harroni vështirësitë me të cilat duhet të përballeni.

Peshorja Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe gjatë saj mund të rrjedhin disa gjëra. Mundohuni që të shmangni debatet, sidomos ato familjare. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm dhe të mos bëni asnjë lëshim.

Akrepi Ju pret një ditë e mbushur me tension dhe nervozizëm, por përgjithësisht do të jetë pozitive, pasi e vetmja gjë që nuk shkon, është humori yt. Si për sa i takon dashurisë edhe sferës profesionale, do të keni më shumë mundësi për të parrë përgjigje pozitive.

Shigjetari E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku planetet do të jenë në anën tuaj deri në fundjavë. Jeni të favorizuar sa i takon dashurisë dhe në raport me të tjerët. Por në punë dhe në biznes, idetë tuaja kanë nevojë që të maturohen dhe të vihen në praktikë. Kjo pasi viti që po afron, mund ti shohë në zbatim.

Bricjapi Dita do të jetë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të Uranit, Hënës, Diellit dhe Saturnit, të cilët do ju japin më shumë energji, të cilat do ju ndihmojnë në projektet e punës. Sfera sentimentale do të jetë mjaft e mbrojtur. Mjaft të favorshme janë takimet për ata që janë vetëm.

Ujori Ju pret një ditë interesante dhe pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi që të jetoni emocione pozitive, shkruan 'noa.al'. Do të nisë për ju një periudhë gjatë së cilës do të ketë shumë konfirmime në jetën tuaj si në sferën personale edhe në atë profesionale.

Peshqit Kjo e enjte do të sjellë rikuperim të ndjeshëm, ku do të keni mundësi që ti përkushtoheni më shumë vetes dhe do të ndiheni më të qetë. Ndoshta keni disa mendime dhe shqetësime që ju mundojnë dhe për këtë arsye, kërkoni siguri. Tashmë duhet të rikuperoheni fizikisht dhe psikologjikisht dhe do të keni mundësi që t’ia nisni nga e para.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit