Lutja e aktorit të njohur për Krishtlindjen: O Zot, shpëtoje Shqipërinë nga gomerët që e qeverisin!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.12.2019, 01:34

Aktori i njohur, Gent Bejko, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen që lamë pas.

I ftuar në emisionin "Soiree", Bejko bëri një lutje në natën e Krishtlindjes, ku shprehu dëshirat që do donte t'i plotësoheshin vitin që po vjen.

Në lutjen e tij, ish-aktori i Portokallisë i drejtohet Zotit duke i kërkuar që ta shpëtojë Shqipërinë nga politikanët që kanë qeverisur që nga viti '45, të cilët i cilëson si "gomerë".

Ai u shpreh:

O Zot, unë jam mirë me familjen time me njerëzit e mi, por shpëtoje Shqipërinë nga gomerët që e qeverisin që nga viti ’45. Ka një shprehje që thotë ‘I zoti e nxjerr gomarin nga balta’ dhe shpresoj që populli im ta kuptojë që duhet ta nxjerri vetë gomarin nga balta dhe të mos durojë më gomerët që e qeverisin që nga ’45."

Teksa moderatorja e pyeti nëse ka shpresë se një lutje e tillë do i plotësohet, aktori tha se shqiptarët nuk janë aspak një popull dele, apo që mund t'i tërheqësh prej hunde, por thjesht kanë nevojë të jenë pak më të guximshëm.

Ai shtoi:

Po kam shpresë, sidomos tashmë që jetoj jashtë, shikoj që ne nuk jemi aspak një popull dele, nuk jemi një popull që mund të na tërheqësh kollaj prej hunde. Thjesht kemi nevojë që të jemi pak më të guximshëm."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit