U futën në dyqan për ta grabitur, shitësi ekzekuton një prej hajdutëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.12.2019, 00:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Francisko, SHBa, ku punonjësi i një dyqani automjetesh ekzekutoi një grabitës të armatosur, pas një përleshje të dhunshme.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë në biznes.

Sipas policisë, dy persona të maskuar hynë në dyqan me qëllim për ta grabitur, ndërsa 56-vjeçari Mark Kasprowicz ishte duke punuar pas banakut, të dielën në mbrëmje.

Një nga keqbërësit kërcënoi me armë 56-vjeçarin, ndërsa tjetri shkoi pas banakut dhe e goditi me qytën e pistoletës.

Nga kamerate e sigurisë shihet se si ata e shtrinë Kasprowicz në dyshime, duke e goditur.

56-vjeçari shihet teksa i del gjak nga koka, ndërsa grabitësit merrnin paratë nga banaku.

Në një moment kur ata nuk e kishin mendjen nga punonjësi i dyqanit, ky i fundit me shpejtësi arriti të merrte një armë.

Një nga grabitësit tentoi ta qëllonte 56-vjeçarin, por arma e tij u bllokua.

Grabitësit tentuan t'ja mbathnin, por punonjësi i dyqanit u ngrit nga prapa banakut dhe arriti të qëllonte për vdekje njërin prej tyre, ndërsa tjetri mundi të largohej nga aty.

Kasprowicz, i cili është një veteran i Forcave Ajrore, tha se përvoja e tij ushtarake e ndihmoi atë të ruante qetësinë dhe t'i mbijetonte sulmit nga grabitësit.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit