Beograd, 13. oktobra 2016. – Srpski i albanski premijer Aleksandar Vucic (L) i Edi Rama na sestom Beogradskom bezbednosnom forumu (BSF). Forum, koji organizuju Beogradski fond za politicku izuzetnost, Evropski pokret u Srbiji i Beogradski centar za bezbednosnu politiku, koji je poceo u sredu akadameskim dogadjajem, pokusace da kroz brojne panele obradi izazove s kojima se Evropa, region i Srbija suocavaju, poput migrantske krize, Bregzita, procesa prosirenja EU, novoj bezbednosnoj strategiji Evrope…FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ bk
Vijojnë sërish reagimet në lidhje me Minishengenin Ballkanik, ku kësaj here Kreshnik Çollaku i ftuar në “Byro Politike” ka thënë se Rama i referohet një qeverie të re në Kosovë që do të ulet në tryezën e këtij projekti.
Më tutje, ai thekson se qëllimi i kryeministri nuk është naiv, si dhe ai është duke fërkuar duart që në Kosovë ka një krizë.
Në fund, demokrati thotë se Rama ka marrë shuplaka nga LDK dhe nga kryeministri aktual lidhur me idenë e Minishengenit.
"Edhe Hashim Thaci njeri shumë afër Ramës nuk e mbështet. Një dështim i qeverisë VV-LDK duket se e entuziazmon. Një qeveri e re e Kosovës i ulet Ramës në tryezë", thotë ai.
Çollaku tha se:
Është një status naiv. Sipas Ramës e drejta për të folurit për Kosovën përcaktohet nga Serbia, e drejta për të qenë konstruktive apo jo në Ballkan përcaktohet nga Serbia. Në formë naive Rama i ka vënë një formë konstruktiviteti me Serbinë. Pse e ka sjellë këtë disa minuta pas lajmit në Kosovë se ka vështirësi për arritjen e marrëveshjes. Rama i referohet një qeverie tjetër kosovare. Rama ka dhënë shenjën, dhe i referohet qeverisë tjetër të Kosovës që do të ulet në tryezë me mini-Shengen. Kjo ka element naivë, por qëllimi nuk është naiv. Rama është duke fërkuar duart që në Kosovë ka një krizë. Edhe nga LDK dhe nga kryeministri aktual ka marrë shuplaka të forta lidhur me idenë e mini-shengenit. Edhe Hashim Thaci njeri shumë afër Ramës nuk e mbështet. Një dështim i qeverisë VV-LDK duket se e entuziazmon. Një qeveri e re e Kosovës i ulet Ramës në tryezë”, u shpreh Çollaku.