Një foto i ka ardhur në 'Instadirect' këngëtares së njohur, Vesa Lumës e cila është pikëlluar nga mesazhi i një ndjekësi.
Ajo është trishtuar shumë nga mesazhi, pasi një fanse e saj ka ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
Viktima ishte admiruese e madhe e Vesa Lumëës, ku këngëtarja e ka shpërndarë këtë bisedë në InstaStory.
Ndjekësi i shkruan: 'Këtë engjëll na e mori Zoti nga tërmeti, vetëm të shihje lumturinë e saj kur më tregonte fotot që kishte bërë me ju'.
Vesa shkruan me zemër të thyer: 'Si të festoj sot, ky mesazh më preku shpirtin'.
Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit la shumë pasoja negative në vend, duke marrë 51 jetë si dhe duke dëmtuar banesa të shumta.