E rëndë: Policia gjen pa jetë kosovarin 47 vjeç, iu gjet arma “te koka”

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 25.12.2019, 20:20

Një 47 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Deçan të Kosovës, dhe po dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, raporton JOQ Kosova.

Sipas Policia, të gjitha dyshimet dërgojnë se armën e ka përdorur viktima për ta qëlluar veten.

Komunikata e plotë:

Ju njoftojmë se më datën 25.12.2019 rreth orës 15:17 Policia ka pranuar informacion se në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan, një person gjendej i vdekur.

Menjëherë njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me Prokurorin e shtetit dhe ekipin mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes viktima shtetasi Q.B. lindur në vitin 1972, kishte ndërruar jetë nga arma e zjarrit të cilën dyshohet se e ka përdorur për t’i shuar jetën vetës. Arma e gjetur në vendin e ngjarjes për të cilën mendohet se është përdorur nga viktima, është sekuestruar për tu ekzaminuar.

Me shikimin e vendit të ngjarjes ka udhëhequr prokurori i shtetit dhe me vendim të tij , trupi i pa jetë i viktimës është bartur nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:10 për tu dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë .

Rasti do të hetohet nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit për tu sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti i cili është duke u hetuar si hetim i vdekjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit