Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku një automjet tip 'Smart' la përplasur dhe hedhur në ajër një këmbësor, që po ecte te vijat e bardha.
Pamjet vijnë nga Bulevardi Vlorë-Skelë, ku makina nuk ndalon aspak edhe pse e sheh të moshuarin që kalon rrugën te vijat të bardha.
Ngjarja ka ndodhur shumë pranë kryqëzimit të Rinisë, ku i lënduari mësohet të jetë Luan Zaimi, 71 vjeç.
Fatmirësisht i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen policia nuk ka lëshuar asnjë lloj njoftimi dhe madje nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit është ndaluar.
Ku është policia e Lleshit këtu, që ky i fundit thekson çdo ditë se po bën një punë të mirë duke mbrojtur qytetarët e këtij vendi?