Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar në lidhje me mënyrën se si po drejton Shqipërinë Edi Rama. Ai ka thënë Rama e rrënoi dhe e përçau kalanë e vëllazërisë shqiptare.
Më tej ai ka vazhduar:
Në Shqipëri është duke ndodhur diçka trishtuese: regjimi i ‘Rilindjes’ së Piktorit është duke e legalizuar tradhtinë kombëtare! Pra ky regjim i frikshëm, është duke e bërë tradhtinë të padënueshme, të paturpshme dhe të parrezikshme. Dhe është duke e ngritur atë në veprimtari që shpërblehet e të bënë burrështetas. Mbase andaj Piktori është vënë në shërbim të Serbisë. Dhe Presidentin e këtij vendi e priti në Tiranë si të ishte mirëbërësi më i madh i shqiptarëve, e jo vrasës i tyre.’’
Gjithashtu Mehmeti ka deklaruar se Rama për pak sa nuk kërkoi nga viktimat e Kosovës dhe nga banorët e Raçakut që t’i duartrokisnin vrasësit e tyre. Kujtojmë këtu se Kim Mehmeti është një ndër kritikët më të ashpër të kryeministrit Edi Rama.