Sot rreth mesditës është raportuar në polici se në rrugën “Vëllezërit Fazliu” të Prishtinës është raportuar një rast i dyshimtë.
Mësohet se bëhet fjalë për një person 47 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete nga nëna e tij, raporton JOQ Kosova.
Sic raportohet, njeriu që u gjet i vdekur i takon gjinisë mashkullore, mirëpo nuk dihen shkaqet që dërguan deri në humbjen e jetës.
Vlen të theksohet se në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente policore dhe ajo e emergjencës, të cilat janë marrë me trupin e pajetë.