Një ngjarje e rëndë k ndodhur paraditen e sotme në Tropojë.
Mësohet se në fshatin Bujan, në bodrumin në banesën e tij, është vetëplagosur, dyshohet me armë zjarri shtetasi A.M., rreth 90 vjeç.
Shtetasi A.M, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vetëplagosje.