Një aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë, në zonën e Skelës.
Raportohet se një makinë ka përplasur një të moshuar që lëvizte me motor.
I moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, pasi ka marrë disa goditje në kokë.
Identiteti i të plagosurit nuk është bërë i ditur ende.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.