Gruaja hyn në histori, merr diplomën në moshën 80-vjeçare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.12.2019, 09:42

Një grua 80-vjeçare ka treguar se nuk është kurrë vonë për të bërë ëndrrat realitet. Ajo ka hyrë në histori duke u bërë kështu personi më i madh në moshë që është diplomuar ndonjëherë në të gjithë botën.

Donzella Washington nga Los Angeles vendosi t'i rikthehej shkollës, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Jeff. Donzella dhe Jeff kanë qenë të martuar për plotë 50 vite.

80-vjeçarja nisi të studionte punë sociale dhe biznes në Lawson State Community College, përpara se të transferohej në Alabama A&M University. Pikërisht në këtë universitet vijoi edhe studimet e larta e çoi përpara ëndrrën e saj në drejtim të dijes dhe edukimit.

Më 6 dhjetor, Donzella qëndroi së bashku me kolegët e saj në moshë të re, me një kapele në kokë dhe veshjen tradicionale të diplomimit. Në dorë mbante një diplome bachelori në punë sociale.

Donzella hyri në histori si gruaja më e vjetër e diplomuar në historinë 144 vjeçare të universitetit të Alabamas.

Duke folur për mediat, ajo tha:

Dua të frymëzoj dhe të motivoj edhe të tjerët se mosha nuk është pengesë".

***

Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit